PSG po mendon për zëvendësuesin e Mbappe. Me shitjen e gjelit, parizienët do të fryjnë xhepat me 180 milion euro dhe mund të mendojnë lirshëm për një bomber në treg.

Tre janë opsionet deri më tani, Lewandowski, Haaland he Richarlison.

Polaku sapo i ka mbushur 33 vjeç, por garanton gola si dhe ruan boshtin e sulmit me potenëcn e tij. Ai mund të ndryshojë ekip pasi tek Bayern ka fituar tashmë gjithçka duke thyer dhe rekorde historike.

Haaland është ëndrra e PSG. Vetëm 21 vjeç, por me statistika të frikshme dhe stil loje shumë të pëlqyeshëm. Norvegjezi është deri më tani alternativa më e mirë për në Paris.

Por PSG deri më tani ka kontaktuar me Richarlisonin e Everton. Braziliani është një nga sulmuesit më të mirë në Premier League dhe 24-vjeçari do të tundohej nga një ofertë e mirë nga Parisi.

Duket se PSG e kërkon me patjetër një transferim tjeër për të përmbushur tredhëmbëshin me Messin e Neymar, teksa Icardi nuk shihet më si alternativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb