TIRANE- Ndryshimet në qeveri, pas largimit nga ministria e Financave, të Shkëlqim Canit, i cili u zëvendësua nga Arben Ahmetaj, ndërsa në vend të këtij të fundit u emërua Milva Ekonomi, ka marrë gjithë vëmendjen e deptetëve të Kuvedit.

Teksa dilnin nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ligjvënësit e majtë dhe të djathtë kanë dhënë reagimet e tyre sa i takon këtyre lëvizjeve. I pari që ka komentuar ka qenë deputeti i PD-së, Arben Ristani, i cili u shpreh: ‘një halim që nuk di këndim, bëhet ministër për arsim’. Ndër të tjera Ristani tha se Shkëlqim Cani e çoi ekonominë pikiatë. Ndërkohë, Esmeralda Shkjau nga PS-ja ka mbështetur vendimin që në krye të Ministrisë së Ekonomisë të vendoset një femër.

“Ministrat kanë bërë punë të mirë. Nuk e di nëse do të ketë ndryshime të reja”, tha Shkjau. Sakaq, deputetja Silva Caka tha se për ndryshimet në qeveri është informuar ditën e sotme. “Mesa duket qeveria ka pasur nevojë për impulse të reja.”, tha Caka. Ndërkaq, deputeti i djathtë, Gent Strazimiri tha se ndryshimet në qeveri i ka ironizuar duke thënë se ‘ekonomia paska ecur mirë’.

Ndërkohë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar publikisht për punën, ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Canin, ndërsa i ka uruar suksese për detyrën e re, Arben Ahmetajt dhe Milva Ekonomit.

“Falënderoj Canin për punën e tij dhe për hendekun që u konstatua nga qeveria e re që u la nga qeveria e vjetër. I uroj sukses ministrit të ri të Financave, Ahmetaj, që ka për detyrë të çojë përpara formalizmin e ri të financave. I uroj dhe ministres së Ekonomisë, që sjell dhe një betejë të re, ajo e barazisë gjinore.”, tha Balla. Ndër të tjera ai u pyet nga gazetarët për qëndrimin e kolegut të tij të majtë, Ben Blushi, për faktin se në mbledhjen e djeshme të grupit nuk ishte diskutuar asgjë në lidhje me ndryshimet në qeveri. Balla theksoi se qëndrimi i Blushit nuk është në të mirë të PS-së.

Ligjvënësi i Qarkut Elbasan e krahasoi Blushin kur akuzon për ekonominë, me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Unë shpreh keqardhje për këtë reagim të Blushit, e cila është nën vazhdën e qëndrimeve që janë në dëm të PS dhe në formë destruktive të PS. Me vjen keq që në reagim, kur flet për ekonomi, flet si Saliu. Nuk e di ku e ka gjetur atë shifrën 400 lekë, por di të them se kur nuk shkon për dy vite në zonë ku është deputet, flet për këto shifra.”, përfundoi Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: