Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuari sot në “Frontline” u shpreh se largimi i mjekëve dhe infermierëve nga vendi jonë drejt shteteve të tjera, ndihet mjaft.

Ai tha se qeveria duhet të mendojë seriozisht në mënyrë aktive për t’i bindur ata të qëndrojnë, pasi largimi i tyre përkthehet në cilësi shërbimi për pacientët.

“Ndihet, norma që ne kemi  mjek për popullatë është shumë i vogël. Kjo përkthehet më pak shërbim për pacientë, ose më larg. Përkthehet në cilësi shërbimi për pacientët, ndaj të shkosh të investosh patjetër, por duhet çiftuar me burimet njerëzore, po na ikin dhe do ikin, gjermanë e kemi pas si largim kryesor, por dhe drejt ShBA, duket se shumë shpejt do ketë nevojë dhe Italia.

Duhet të mendojmë seriozisht që burimet tona njerëzore ti bindim që të qëndrojnë. Ti mbajmë në mënyrë aktive këtu.

Ne nuk mund t’i thyejmë nga ana ekonomike Gjermaninë, por duhet investuar tek të gjitha elementet, në mënyrë paralele. Koncepti është i mirë, po rinovohet një spital, le të shpresojmë se do të rinovohen dhe të tjerë spitale që kanë nevojë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb