Edhe pse afati kalimtar është mbyllur zyrtarisht, Milan mund të bëjë së shpejti dy largime të tjera të rëndësishme. Konkretisht, Ismael Bennacer dhe Yacine Adli, lojtarë që kanë qenë në qendër të negociatave të shumta për transferim në javët e fundit, por që në fakt nuk janë larguar kurrë nga kuqezinjtë.

Sa i takon të ardhmes së Bennacer, Milan ka hedhur vështrimin nga Turqia, aty ku afati kalimtar është i hapur deri më 12 shtator.

Në orët e fundit, Trabzonspor ka bërë një ofertë për huazim, madje duke treguar gatishmërinë për t’i dhënë edhe pagën.

Milan ka rënë dakord, ndërsa vetë Bennacer ka kërkuar disa orë për të shqyrtuar propozimin.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb