Shkurt dhe pastër. Sadio Mane nuk do largohet nga Liverpool. Sulmuesi i të kuqve ka mohuar thashethemet e fundit, që e lidhën atë me një kalim të mundshëm te Bayern apo Barcelona. Në prononcimin e dhënë për Marca, senegalezi ishte i prerë.

 

“Sinqerisht, jam shumë i lumtur. Thjesht përpiqem të shijoj çdo moment dhe të ndihmoj shokët e skuadrës” – tha ai. Mane është futbollist kyç në Anfield, teksa këtë sezon ka marrë për dore skuadrën për arritjen e objektivave.

 

(BalkanËeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb