Përfaqësuesja e Kievit për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, ka deklaruar se numri i qytetarëve ukrainas që janë larguar nga vendi dhe janë dërguar në territorin e Rusisë, është rreth 1.4 milionë.

“Kishte prova bindëse se Rusia i kishte përgatitur këto dëbime paraprakisht dhe se priste të largonte mbi dy milionë ukrainas”, shtoi ajo.

Në fund të muajit të kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se më shumë se një milion njerëz ishin “evakuuar” nga Ukraina në Rusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb