TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se partia që ajo drejton nuk ka kërkuar bisedime politike me kushtin që Edi Rama të largohet, por kjo “tezë” shtoi ajo, ka qenë kërkesë e Partisë Demokratike.

“Nga ne jo, ka qenë nga zoti Basha, ka qenë se dekreti i presidentit i 10 qershorit, ishte mundësi që i jepte Rames për ctensionimin e situatës politike, dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve ishin mundësi e madhe për te treguar që Rama kishte vullnet politik, për t’ju dhënë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur, jo votuar. E kam thënë që dekreti ishte shans edhe për Bindjen Demokratike. Basha artikulon sot, ajo ka ndodhur, jo në publik, por është negociuar nga te gjithë palët për të pasur një lloj dialogu. Në fund të fundit politika dialog është, pavarësisht se shihet se kur është në hall Rama dialogojmë, e kur eshët ne parajsën e vet, hajt se flasim.Është e vërtetë por Rama nuk ka qene i sinqertë dhe transparent. Basha duke qenë se 17 maji i tregoi se Rama jo vetëm nuk i qëndron marrëveshjeve por i kthen edhe në mekanizma që dëmtojnë politikisht partinë që ulet në tavolinë me të por edhe shqiptarët”-tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: