Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për renditjen e Shqipërisë në vendin e parë në rajon sa i përket korrupsionit.

Në një status në Facebook, Meta shtoi e largimi i tij nga pushteti është jetik dhe një mision patriotik.

Ai i ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 11 shkurtit kundër këtij regjimi që sipas tij po dëmton marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA.

Postimi i plotë:
Është e qartë që përgjegjësi kryesor për renditjen e Shqipërisë të parën në kontinent për korrupsionin dhe të dytën në botë për ryshfetin është vetëm Edi Rama.
Largimi i tij, si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, i shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit në vend është jetike, vendimtare dhe një mision patriotik.
Ndaj i ftoj të gjithë shqiptarët në protestën kombëtare në 11 shkurt kundër këtij regjimi hajdut, shtypës dhe mafioz që i ka ngulur thikën pas shpine edhe marrëdhënive tona strategjike me SHBA!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb