Trajneri i Manchester United, Ten Hag u kthye mbrapa në kohë, teksa foli për largimin e Cristiano Ronaldos nga skuadra (nëntor).

“Kisha arsyet e mia për të hequr dorë nga Ronaldo. Ato arsye ishin shumë të qarta. I dija pasojat e një vendimi të tillë, e kisha të qartë se ato mund të ishin negative për mua. Nuk u shqetësova, flija i qetë, edhe gjatë natës. Është e imja të marr vendime që e çojnë klubin përpara. Kjo është puna dhe përgjegjësia ime. Më duhet të qëndroj pranë vendimeve të mia për një afat të gjatë. Sigurisht, jo gjithmonë keni shumë kohë për diçka që duhet të bëni. Pastaj kishim 10 ditë për të vendosur se çfarë të bënim me Ronaldon”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: