TIRANË

Largimi i shqiptarëve nga vendi, korrupsioni dhe tkurrja e investimeve të huaja ishin disa nga temat që sot ish-kryeministri Sali Berisha i diskutoi me dy përfaqësuesit e Bankës Botërore, Florence Charlier dhe Ali Khadr.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet mes tjerash se në bisedën me dy zyrtarët e lartë të BB-së, ka denoncuar keqqeverisjen dhe rrënimin e ekonomisë. Por ai është ndalur edhe tek një fenomen tjetër, që sipas tij është gjithnjë në rritje dhe ka të bëjë me hyrje e parave të drogës në ekonominë shqiptare.

STATUSI I BERISHËS:

Takim me perfaqesues te Bankes Boterore, zonjen Florence Charlier dhe zotin Ali Khadr!

Çeshtje kryesore te ketij takimi ishin:

– Largimi masiv i shqiptareve nga vendi i tyre

– Largimi nga vendi dhe mosardhja e investitoreve perendimore ne Shqiperi keto vitet e fundit

– Korrupsioni i papermbajtur i jashtezakonshem i lidhur direkt me familjen kryeministrore dhe qeveritaret

– Dhjetfishimi i çmimit te ndertimit te rrugeve dhe veprave te tjera publike nderkohe qe kostoja e ndertimit eshte rritur me pak se 40% dhe ndarja e ketyre qindra e qindra milion euro nga kompanite me pushtetaret

– Kercenimi i jashtezakonshem i vendit nga borxhi publik, qe aktualisht de facto esht 83% dhe do arrije ne mbi 90%

– Efektet shkaterruese ne ekonomi dhe sistemin bankar te narkoeurove qe futen me kamion, autobuze dhe mikrobuze ne Shqiperi nga organizatat kriminale shqiptare te lidhura me nivelet me te larta te pushtetit

Per me hollesi lexoni me poshte njoftimin e plote te shtypit. sb

Te dashur miq, sot prita ne nje takim perfaqesuesit e Bankes Boterore zonjen Florence Charlier dhe zotin Ali Khadr, vleresues te projekteve te Bankes ne Shqiperi.

Me ta diskutova gjeresisht mbi situaten ekonomike ne vendin tone. Shpreha shqetesimin se qeveria aktuale me politikat e saj, ka varferuar dhe rrenuar vendin ekonomikisht. Ajo hoqi qe ne fillim me nje te rene te lapsit 20 mije familje nga skema e ndihmes ekonomike, shumica prej te cilave nga qarku i Kukesit, qark me varferi te nivelit me te larte ne Europe nderkohe qe realiteti kerkinte te shtoheshin ne skeme te pakten 40 mij familje te tjera. Kjo ishte nje politike çnjerezore dhe e paarsyeshme qe beri qe shumica e ketyre familjeve te emigrojne jashte vendit, kryesisht ne Gjermani. Theksova se nese merren statistikat nje eksod masive i ngjashem me vitet 1991-1992 ka ndodhur ne vendin tone gjate ketyre viteve. Pra kjo qeveri ka rritur varferine dhe ka vrare shpresen tek shqiptaret, te cilet po braktisin vendin masivisht. Mbi 182.000 shqiptare kane kerkuar azil politik keto kater vite, vetem ne shtatorin e vitit 2016 kane kerkuar azil politik 8300 shqiptare ne Gjermani kundrejt gjithsej 432 kerkesave per azil qe u bene nga shqiptaret ne vitet 2011-2012. Ne France shqiptaret renditen te paret ne kerkesat per azil politik para sudanezve, sirianeve dhe afganeve.

Po keshtu dramatike eshte dhe situata e klimes se biznesit. Per shkak te shkaterrimit te saj, qe nga viti 2014 ne vendin tone nuk ka nje kompani te vetme serioze nderkombetare qe te kete ardhur per te investuar. Korrupsioni i madh, mungesa e gares dhe e transparences, tenderat e paracaktuar, rrahja dhe dhunimi i investitoreve te huaj nga grupe kriminale te lidhura direkt me pushtetetin i kane dekurajuar investitoret e huaj te vijne te investojne ne vendin tone. Kjo ka sjelle qe cdo gje te perqendrohet ne nje grusht te vogel klientesh te qeverise. Pra gjate ketyre viteve, shume biznesmene perendimor shiten bizneset e tyre dhe u larguan nga Shqiperia kurse te tjere qe erdhen me qellim per te investuar konstatuan se misioni i tyre ne Shqiperi ishte i pamundur dhe u larguan ne vendet fqinje.

Ndermarja e politikave fiskale ne kundershtim me dispozitat kushtetuese dhe praktikat nderkombetare ka demruar rende klimen e biznesit qofte per biznesin vendas qofte per kompanite e huaja. Ketu solla ne vemendje ligjin per taksen mbi dividentin, ne te cilin megjithse ne Kushtetute, neni 155 ndalon dhenien e efektit prapaveprues per ligjet per taksat, qeveria i ka dhene efekte prapaveprues i ketij akti. Mungesa e Gjykates Kushtetuese ka bere te mundur qe qeveria te miratoje akte dhe ligje ne kundershtim me Kushtetuten dhe askush te mos kete mundesi ti kundershtoje ato.

Ne takim theksova se korrupsioni eshte dukuri e papermbajtur masive e lidhur direkt me kreun e qeverise dhe ministrat e tij. Dora e zeze e vellait dhe baxhanakut te kryeministrit, bene qe tenderat te perseriten deri sa ti fitojne ata, bizneset te zhduken per te mos ju bere konkurence bizneseve te familjes kryeministrore.

Deshmi tjeter e nje korrupsioni te pashembullt jane çmimet e ndertimit te rrugeve dhe autostradave. Keshtu, ne qofte se kostoja e ndertimit keto 5 vite eshte rritur me pak se 40%, cmimi i ndertimit te veprave publike eshte rritur me 6 gjer ne 10 here. Ne vitet 2012-2013 u ndertua autostrada Levan-Vlore me dy milion euro per km ose tuneli i Krrabes me 16 milion euro per km, qeveria kete vit ka firmosur kontrata per ndertimin e autostaradave ne teren teresisht fushor me 22 milion euro per km. Ose per rifreskimin e ministrisr se arsimit u shpenzuan 12 milion euro, shume me te cilen ne Tirane mund te ndertoheshin dy ndertesa te reja si ajo. Ne fakt pas perfundimit te rifreskimit te nderteses se Ministrise, vet ministrja u be me nje vile luksoze per te cilen nuk shpjegoi kurre origjinen e fondeve sikunder nuk e shpjegoi ndonjehere as vet kryeministri origjinen e fondeve per vilen e tij.

Perkundrazi, kur institucioni pergjegjes per verifikimin e pasurive te zyrtareve nisi hetimin per fondet e viles se kryeministrit, drejtuesi i atij institucioni u shkarkua menjehere.

Vendi dhe ekonomia e tij jane tejet te kercenuar nga borxhi publik, i cili sipas te gjitha standarteve nderkombetare te borxhit per shkak te PPP ka arritur ne 83% dhe pritet te jete mbi 90% ne dy tre vitet e ardhshme nderkohe qe ky borxh sipas BB dhe FMN ne vitin 2013 ishte 62.7% .

Perveç ketyre, ne takim u ndala edhe ne efketet toksike te narkoeurove te cilat futen me mikrobuza dhe kamion ne Shqiperi dhe rrezikojne ne menyre shume serioze te demtojne rende edhe sistemin bankar, ta shnderrojne ne nje lavatriçe te narkoeurove te krimit te organizuar shqiptar qe ka kapur te gjitha nivelet e pushtetit te vendit. sb

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: