David Alaba mbetet një çështje e hapur në Mynih. Bayern dëshiron që një nga zbulimet më të rëndësishme në dekadën e fundit të rinovoj kontratën por pa prishur balancat brenda grupit ndërsa mbrojtësi austriak kërkon një përmirësim shumë të ndjeshëm të pagës së tij sezonale, një detaj që mban palët shumë larg rinovimit. Gjigandët gjerman janë të gatshëm të mbajnë lojtarin në skuadër edhe pse rrezikojnë ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit. Alaba mund të largohet si një lojtar i lirë në qershor, çka ka bërë që për mbrojtësin në futen në garë shumë ekipe.

Alaba
Alaba

Sipas “TuttoSport”, për Alaba interesohet edhe Juventus por problemi kryesor është konkurrenca e madhe. Man.City dhe Real Madrid janë dy klube të tjera që prej kohësh ndjekim austriakun, klube me buxhet të lartë, të aftë të përballojnë kërkesat e tij ekonomike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb