Humbja e djeshme ndaj Bajernit të Mynihut ka bërë në Dortmund ëndrra titull të shuhet. Ndonëse matematikisht ka ende shpresa, verdhezinjtë edhe njëherë kanë prishur me duart e tyre një start fantastik, duke i lejuar vetes parakalimin e bavarezëve, të rilindur me ardhjen e Flik në krye të stolit.

Ndaj Lucien Favre, trajneri i Borusias së Dortmundit ishte shfaqur i lëkundur pas ndeshjes duke lënë të nënkuptohet largimi i tij, ndonëse sot e ka mohuar diçka të tillë. “Fjalët e mia pas ndeshjes janë keqkuptuar. Duhet të mbyllim sezonin sa më mirë dhe kemi ende 6 ndeshje,” tha trajneri 62-vjeçar, që ka dhe një vit kontratë me Dortmundin.

Por “Bild” raporton se pavarësisht kësaj, drejtuesit e skuadrës nga Ruhri janë vënë në kërkim të emrit që do të pasonte zviceranin dhe janë ndalur te Robert Kovaç, ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, që u shkarkua në dhjetor nga bavarezët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb