TIRANE – Abaz Hado, nga radhët e PDIU-së është shkarkuar nga detyra që mbante si nënkryetar i Bashkisë zë Tiranës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ka qënë vetë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ai që ka kërkuar largimin e Hados, për ta zëvendësuar me një tjetër emër, atë të Kozeta Mesitit, e cila ka mbajtur më herët postin e ish-drejtoreshës së Metrologjisë.

Por pavarësisht këtij shkarkimi, zoti Hado nuk do të largohet nga Bashkia e Tiranës. Të njëjtat burime konfirmojnë se atij i është ofruar nga Erion Veliaj, posti i këshilltarit.

Ende nuk dihet motivi i kësaj lëvizjeje që i ka rrënjët tek PDIU-ja, të cilës kohët e fundit i janë larguar edhe dy deputete Reme Lala që u bashkua me PS dhe Elena Xhina që deklaroi se tashmë ishte e pavarur.
Reme Lala-Elena Xhina
 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: