LIBRAZHD- Viti i ri shkollor ka nisur me protesta në shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Hotolisht të Librazhdit, pasi i gjithë stafi pedagogjik i kësaj shkolle por edhe drejtori janë larguar nga puna apo transferuar.

Pasi u lajmëruan dje për këtë vendim, 28 mësues dhe drejtori i shkollës kanë nisur protestat. Në mbështetje të protestës së mësuesve është edhe SPASH, Nevruz Kaptelli

“Në Librazhd janë transferuar 300 mësues dhe janë pushuar 50 nga puna. Largimet nga puna janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe abuzive”, tha ai.

Drejtoresha e arsimit Librazhd, Fatbardha Qatja në reagimin e saj thotë se vendimi për largimin e stafit apo transferimin vjen pas ankesave të nxënësve.

“I gjithë stafi pedagogjik ka pasur probleme me nxënësit. Janë vërejtur raste dhune ndaj fëmijëve. Interesat e këtyre nxënësve qëndrojnë më lart se interesat e mësuesve”,- tha ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: