U largua nga restoranti pa paguar faturën prej vetëm 66 eurosh, për një darkë për dy persona në ”Piazza Beccaria”, në Firence, Riccardo Bossi, 40 vjeç, djali i madh i themeluesit të partisë së djathtë italiane ”Lega Nord”, Umberto Bossi.

Bossi është denoncuar, sipas lajmit të raportuar nga dy gazeta, ”Nazione” dhe ”Corriere Fiorentino”, mbi ngjarjen e ndodhur në fundjavë.

Sipas tyre, Riccardo Bossi arriti të identifikohej si autori i ngjarjes, bazuar në numrin e telefonit që restoranti kishte ruajtur në axhendën e tij, kur u kontaktua për rezervimin.

Konsumatori ishte larguar me arsyetimin se do të tërhiqte para në të holla, pasi karta e tij bankare nuk funksiononte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb