MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatit Bletas të Maliqit, ku një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet G.K., ishte larguar pa lënë gjurmë nga banesë. Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë dhënë alarmin në polici, ku kjo e fundit nisi edhe kërkimet. Nga dëshmia e familjarëve, 65-vjeçari thuhet se vuante nga depresoni.

Informacion paraprak
Më datë 14.01.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë) është gjetur i mbytur shtetasi G.M, rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq.

Nga të dhënat e para dhe kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: