Një 16-vjeçare është larguar nga banesa ndërsa familja e saj nuk ka informacion se ku mund të ndodhet. Nëna e saj ka bërë kallëzim në policinë  e Tiranës, ndërsa bëhet me dije se ka nisur puna për të rënë në gjurmët e saj.

“Më datë 03.04.2022, shtetasja Th. I., 41 vjeçe ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, shtetasja A. I., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në komunikatën e policisë së Tiranës, njoftohet se 7 persona kanë rënë në pranga, për akuza të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– J. D., 33 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;

– A. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. J., 30 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., 31 vjeç. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi G. J. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasve:

– A. J., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur;

– A. G., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 41 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin M. P. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
—-
Më datë 03.04.2022, në një magazinë të agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, kanë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më datë 03.04.2022, shtetasja Th. I., 41 vjeçe ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, shtetasja A. I., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
—-
Më datë 04.04.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Vllazën Huta” ka rënë zjarr në klinikën në pronësi të shtetasit R. I. dhe si pasojë është djegur dera e klinikës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb