Që në momentin kur firmosi me Man.City, media të ndryshme shkruajnë me siguri se në kontratën e Haaland ekziston një klauzolë që e lejon të largohet nga “qytetarët” pas dy vitesh, me destinacion Real Madrid.

Ky diskutim vijon të jetë prezent, por për të hedhur poshtë çdo spekulim kanë menduar drejtuesit e Man.City të cilët në një reagim për Sky Sports Uk theksuan se një klauzolë e tillë nuk ekziston.

Gurdiola
Gurdiola

Në të njëjtën linjë me klubin ishte edhe trajneri Pep Guardiola i cili pas ndeshjes kundër Copenhagen u shpreh se Haaland ndihet i lumtur te Man.City dhe se nuk ekziston asnjë klauzolë në kontratën e tij që i lejon të largohet te Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb