Sekretari, njëherësh anëtar i PD-së, Roland Bejko i ka bërë thirrje Bashës dhe Berishës që të menaxhojnë mbështetësit e tyre dhe mos të krijojnë skena dhune.

Në një intervistë për ‘News24’ Bejko foli për dhunën e ushtruar ndaj tij, ku mbështes të Berishës nuk e lejuan që të futej në selinë e PD-së.

“Si do ndihesha unë që të shihja fëmijët e Mustafajit, të Fugës aty. Nuk mund të nxitet turma, se dihet që Berisha i ka pasur me vete ata. Në çdo lloj gjejë që ka dalë për përzierjen e këtyre njerëzve nga PD, kam qenë kundër. Kush do të jetë kryetari, ta zgjedhin demokratët. Por jo turma. Ky është Ballkani, tek e fundit. Shqipëria s’ka bërë asnjë progres. mesazhi im për Berishës dhe Bashën andej nga brenda është; menaxhoni mbështetësit e vetë. PD nuk është godina, nuk është kulla, nuk është vula, kulla që ruan pushkën. Që të jesh kryetar i PD, s’bëhesh dot duke sulmuar selinë. Por kur legalizohesh si i tillë. E para është; negocimi. Konfliktet e familjes zgjidhen në gjykatë dhe jo me dru dhe hu dhe thirrje kreshnikësh. Secili që do të kandidojë, ta bëjë. Nëse nuk bashkëjeton dot, është ndarja. pashë midis tyre që më thanë; hajdut. Hajdut unë? Skam futur një më kanë borxh nga 5 mijë euro se nuk kishte leke ajo qeveri, dhe udhëtimet jashtë shtetit i mbuloja vetë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: