Protestës së qytetarëve të Korçës, i është bashkuar dhe deputeti demokrat, Edmond Spaho, i cili më herët ka qenë drejtues politik i këtij qarku.

Në videon e siguruar nga gazetarja Lorena Kodra për BalkanWeb shihet se Spaho debaton, madje ‘përplaset’ me një efektiv policie. Ky i fundit i është afruar disa herë Spahos, teksa ka tentuar që ta shtyjë, ndërsa deputeti i ka kërkuar disa herë që të largohej dhe mos ta prekte me dorë.

Spaho: Mos më prek me dorë
Polici: Vazhdoni andej!
Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj! S’ke të drejtë të më ndalosh.

Në këtë protestë të organizuar nga qytetarët korçarë, ka prani të madhe të policisë, ndërsa raportohet se mes tyre ka pasur edhe konfrontime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb