Federico Chiesa është një nga yjet e rinj të futbollit italian. Sulmuesi i Fiorentinës ka hyrë në orbitën e klubeve më të mëdhenj të Serie A, duke ndezur një garë të fortë mes Juventus dhe Inter. Largimi i tij nga skuadra e Firenze është çështje kohe dhe konfirmimi për këtë vjen nga përplasja mes lojtarit dhe klubit.


Valcareggi Se Conte Chiama Chiesa Va Allinter
Valcareggi Se Conte Chiama Chiesa Va Allinter

Ai nuk pranon të rinovojë kontratën, ndërsa mungoi edhe në ndeshjen e javës së fundit. Më në fund, palët janë pranë një marrëveshjeje, por me një kusht nga ana e Fiorentinës. Lojtari mund të largohet, por jo tek Juventus. Këtë kusht ka vendosur klubi vjollcë dhe sipas mediave italiane është pranuar nga Federico Chiesa.
(balkanweb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: