Bashkia e Durrësit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për banorët dhe bizneset e rrugës ‘’Hysen Myshketa’’ në qytetin bregdetar.

Sot në orën 13:00 është planifikuar një shpërthim i kontrolluar i një pallati 9-katësh.

Bashkia kërkon që banorët të marrin masat dhe të lënë dritaret dhe dyert e banesave hapur, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter e ccdo pajisje tjetër dhe të largohen.

  • foto galeri

STATUSI NGA BASHKIA DURRËS

? Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 9 katësh në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.

? Shpërthimi do të kryhet në orën 13.00.

? Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 2️⃣7️⃣ nëntor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb