Florian Kamberi është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij. Sulmuesi i grumbulluar rishtaz nga Edi Reja në kombëtaren e Shqipërisë kërkohet nga Glasgoë Rangers. Lajmi bëhet I ditur nga mediat skoceze. Sipas tyre Steven Gerrard i ka sugjeruar klubit transferimin e futbollistit që luan me Hibernian.

6393817459173261
6393817459173261

Rangers ofrojnë një formulë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kujtojmë se pjesë e klubit gjigand të futbollit skocez ishte edhe Eros Grezda, por ky I fundit është huazuar sërish te Osijek në kampionatin kroat. Ndërkohë një tjetër alternativë për të ardhmen e Florian Kamberit është edhe kampionati polak, pasi Lech Poznan gjithashtu interesohet për shërbimet e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb