Sampdoria shkarkoi pak ditë më parë trajnerin Marco Giampaolo. Shkak për këtë vendim të klubit nga Genoa janë bërë rezultatet e fundit, të cilat kanë qenë katastrofike.

Drejtuesit kanë nisur punën për gjetjen e pasuesit. Një nga emrat që është parë si i mundshëm ka të bëjë me rikthimin e teknikut italian në Stadio Luigi Ferraris, Claudio Ranieri.

Ranieri ka refuzuar Sampin, me arsyetimin se nuk i ka marrëdhëniet e mira me kryesinë e klubit dhe jo për çështje ekonomike.

“Unë nuk u largova për para, por për shkak të dallimeve me pronarët, jo të natyrës ekonomike. Do të kisha qenë shumë i gatshëm të qëndroja atëherë, siç do të isha tani gati për t’u kthyer, por kuptova që nuk ka ndryshuar shumë” – Tha ai.

U7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: