Shëndeti rreth barkut është gjithnjë i bezdishëm dhe shumë problematik për organizmin.

Ekspertët shpjegojnë se dhjami i mbledhur rreth barkut mund të sjellë një sërë sëmundjesh siç janë diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Pertej sëmundjeve, ky dhjam mund të shkaktojë bezdisje gjatë aktiviteteve të përditshme apo t’ju bëjë të mos ndiheni mirë.

Sigurisht që në të shumtën e rasteve kjo shkaktohet nga ushqimet jo të shëndetshme që njerzit konsumojnë në përditshmëri.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga ushqimet të cilat do t’ju ndihmojnë të hiqni dhjamin rreth barkut.

Frutat dhe perimet
Një kombinim i mirë i frutave dhe perimeve të freskëta do t’ju dhurojë një vakt të shëndetëshëm që ju ngop shpejt.

Duke qënë të pasura me antioksidantë, fibra, vitamina dhe minerale frutat dhe perimet ndihmojnë edhe në djegien e shpejtë të dhjamit.

Drithrat
Këtu përfshihen gruri, tërshëra, thekra, elbi apo misri.

Të pasura me fibra luajnë një rol kyç për proçesin e humbjes në peshë, tretjen e mirë dhe rregullimin e nivelit në gjak.

Kështu janë një alternativë e mirë për t’u ushqyer shëndetëshëm duke hequr peshën e tepërt.

Arrat dhe farat
Arrat, bajamet, lajthitë, farat e lulediellit, kungullit apo farat chia janë burime të mira fibrash dhe proteinash.

Në këtë kategori ju mund të zgjidhni secilën nga arrorët dhe farat që ju gjenden pasi roli i tyre është njësoj fitimprurës për trupin.

Shumë studime kanë treguar se konsumimi i 43 gramë bajameve në ditë mund të reduktojnë dhjamin rreth zonës së barkut.

Ndërsa farat chia ndihmojnë në tretjen e mirë të ushqimeve duke reduktuar kështu peshën e tepërt.

Omega – 3
Të gjitha ushqimet e pasura me omega- 3 janë ndër alternativat më të mira që ndihmojnë shëndetin e trupit tuaj.

Ndër burimet më të mëdha të kësaj vitamine është peshku dhe përkatësisht sardelet, toni apo salmon.

Niveli i yndyrnave të mira dhe i omega 3 në tek peshqit ndihmon në kontrollin e peshës së trupit.

Gjithashtu ndihmojnë edhe në shëndetin më të mirë të zemrës, trurit dhe të të gjithë organizmit.

Nga produktet e bulmetit rekomandohet konsumimi i kosit dhe shmangia e gjalpit, qumështit dhe djathit me shumë yndyrë

Çaji
Prej kohës flasim për çajin si pije çudibërëse përsa i përket humbjes në peshë.

Jo më kot, kjo pije shumë natyrale dhe e kudogjendëshme ndihmon në djegien e shpejtë të kalorive gjatë ditës.

Mund të zgjidhni çajin që ju pëlqen dhe do të ndihmoni trupin tuaj të largojë toksinat dhe dhjamin e tepërt nga organizmi.

AgroWeb.org ju këshillon të hiqni sa më shpejt dorë nga ushqimet me shumë sheqer, yndyrë apo karbohidrate.

Në këtë mënyrë do të ndihmoni organizmin tuaj të largojë dhjamin e tepërt dhe një listë të gjatë sëmundjesh që vijnë me të./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb