ITALI- Një atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve raportohet të ketë ka ndodhur në komunën San Miniato në provincën e Pisas në Itali. Si pasojë e të shtënave me armë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, siç raporton Lanazione.it.

Ngjarja që ndodhi në qendër të qytezës ka shkaktuar panik tek banorët e rastit, që lajmëruan menjëherë policinë. Mësohet se makina me të cilën udhëtonin dy shtetasit shqiptarë është bllokuar nga dy automjete të tjera, të cilët kanë hapur zjarr kundër tyre.
download (8)

download (7)

download (6)

download (5)

download (4)

download (3)

download (2)

download (1)

download

unnamed-5-642x356_1506801353-3438759
Ndonëse të gjithë janë larguar nga vendngjarja, pak orë pas të shtënave një shtetas shqiptar 34-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve italiane, ai është një nga protagonistët e këtij atentati me armë zjarri.

Ndërsa policia ka marrë në pyetje shqiptarin, mediat nuk e përjashtojnë mundësinë e atentatit për shkak të larjes së hesapeve mes dy bandave rivale, pistë të cilën po heton edhe policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb