Kryeministri Edi Rama lajmëron se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Në një status në FB, ai bën me dije se aeroplani i ”Air Albania” me emrin ”Lasgushi” ndodhet në Stamboll ku po merr mjetet mbrojtëse.

Pak ditë më parë Rama kishte kontaktuar me Presidentin turk Erdogan ku ky i fundit i kishte garantuar ndihma në raste nevoje.

STATUSI I EDI RAMËS

? LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb