Pas lajmit që dha për Migjenin, kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me avionin tjetër shqiptar, Naimi, që pritet t’i shtohet linjës ‘Air Albania’.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë tha se Naimi do të jetë gati për destinacione drejt Europës përpara vitit të ri.

“Ka lezet?
Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane?
#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: