Një nga ikonat e futbollit në shekullin e 21-të është edhe David Beckham. Ish-mesfushori anglez ka folur për tërheqjen si futbollist, duke shpjeguar se kanë qenë dy ndeshje kundër Messi-t që e kanë shtyrë ta marrë atë vendim.

E përditshmja angleze “The Sun” shpjegon se Beckham, në atë kohë te PSG, ka luajtur në Champions League kundër Barcelona-s së Pleshtit në sezonin 2012-13, pak muaj para se të varte këpucët në gozhdë.

“Po. Ka shumë mundësi të kem vendosur të tërhiqem kur Messi ka luajtur kundër meje dhe më vraponte përpara. Mbaj mend se ishim në avantazh, më pas është futur në fushë Messi dhe ka shënuar menjëherë”, ka thënë Beckham.

“Duhet të them se ato ndeshje më kanë pëlqyer gjithsesi. Pavarësisht moshës sime, kemi bërë gjëra të rëndësishme dhe nuk kemi humbur kundër asaj Barcelona (3-3 rezultati përfundimtar në përballjen e dyfishtë)” – përfundoi Beckham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb