Samir Patushi, ish-mesfushori i njohur , mendon se Vllaznia e këtij sezoni do të jetë ajo që do t;i japë bukurinë kampionati. I ftuar në “Sport Neës Plus”, Patushi theksoi se pikërisht kuqeblutë ku ai është shpallur për herë të parë kampion si futbollist, ishte skuadra e cila po i jepte një imazh tjetër kampionatit.

“Po të shohësh ekipin e dy viteve, përbërja e ekipit që ka afruar Vllaznia bie në sy. Latifi po gjen pak nga pak formën e duhur dhe po kthehet në nivelin maksimal. Është luks një lojtar i tillë në kampionatin shqiptar.

Nuk mund ta krahasoj me Devi Mukën, por ka tiparet e tij se i krijon probleme çdo mbrojtje kundërshtare. Pa i hequr meritat Da Silvas, janë dy prurje të mira, kur kombinojnë bashkë duhet të marrë masa çdo ekip për këto lojtarë se janë të jashtëzakonshëm në fazën ofensive,

Në javët e para te Vllaznia ka qenë problematike faza e mbrojtjes, ndëshkohej lehtë, me sa kam parë unë nuk ishin mbrojtësit strikt të vitit të kaluar. Këto javë ka bërë shumë mirë dhe besoj se është në rrugën e duhur për atë qytet e fanellë që meriton të jetë aty.

Bukuria e këtij kampionati do të jetë Vllaznia deri në fund, se është e bukur që të kesh një ekip rival si Vllaznia. Tani edhe po të shohësh stolin e Vllaznisë, do të shohësh që ka bollëk”, tha Patushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb