Laurence des Cars është emëruar drejtoresha e ardhshme e Muzeut Louvre të Parisit, duke shënuar herën e parë që muzeu i famshëm i artit në kryeqytetin francez ka një grua në krye.

“Des Cars do të pasojë Jean-Luc Martinez në shtator”, njoftoi sot Ministria e Kulturës.

Sipas deklaratës, des Cars ka kryesuar Musee d’Orsay në Paris për katër vjet.

Ajo u emërua si drejtoresha e ardhshme e Luvrit nga Presidenti Emmanuel Macron, pas sugjerimit nga ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin.

Louvre është një nga muzetë më të vizituar në botë dhe shtëpia e veprave të shumëta të njohura, përfshirë “Mona Lisa” me famë botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb