Nga një dem i tërbuar në një dem të fjetur. Lautaro Martinez po kthehet çështje në shtëpinë zikaltër, kjo u pa qartë edhe në sfidën e fundit, atë kundër Napolit. Si të mos mjaftonin zërat e merkatos dhe telenovela e bezdisur me Barcelonën, Martinez ishte inekzistente edhe në fushë, vetëm një gjuajte në kuadrat kundër Napolit dhe një marrëdhënie e fikur me Lukakun.

Për sulmuesin argjentinas ky është një sezon me dy tablo, në fillim, në 26 ndeshje ka realizuar 16 gola ndërsa në 6 ndeshjet e fundit, zero. Jo vetëm kaq, shifrat e tij janë edhe më të zbehta, duke përfshirë rastet e krijuara, goditjet në portë, topat e prekur në zonë etj, të gjitha negative, një stopim total që shqetëson jo pak drejtuesit e Interit dhe trajnerin Conte. Martinez duhet ti jap fund dilemës për të ardhmen dhe të përqendrohet totalisht tek Inter, në të kundërt Conte do ti jap më shumë besim Sanchez. Në “San Paolo”, në 20 minuta Sanchez ndezi ekipin, jo mjaftueshëm për Interin por mjaftueshëm për të kuptuar se ai është një lojtar që mund ti besosh, aq më tepër në këtë periudhë ku Inter është i detyruar të luaj ndeshje çdo 3-4 ditë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb