Do të jetë një verë e gjatë për Interin dhe Lautraro Martinezin. Sulmuesi është objektivi i parë i Barcelonës dhe çdo ditë që kaklon, duket sikur hidhet një hap më shumë drejt transferimit të tij në La Liga. Sipas asaj zëravë në Spanjë, “El Toro” ka dhënë bekimin e tij për kalimin në Katalunjë, teksa mbetet vetëm që klubet të gjejnë akordin ekonomik.

Duke qenë se lojtari e ka gjetur akordin e tij, mbetet për t’u parë se çdo të jetë në gjendje të hedhë në tavolinë Barcelona, sidomos pas periudhës jo të të mirë që pritet të vijë për shkak të koronavirusit. Nga ana tjetër Interi nuk ka ndërmend të bëjë ulje të çmimit.

Nga ana e ti, Martinez kërkon të largohet nga zikaltërit në mënyrë miqësore, pa e detyruar klubin që ta shesë me lakun në fyt. Por ai është gati të bëjë një hap më tej dhe Barcelona është ekipi i duhur për të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb