Agustina Gandolfo dhe Lautaro Martinez kanë nisur një aventurë të re në Milano. Dje ata inauguruan lokalin e tyre të ri, që quhet Coraje. Në festën e hapjes kanë marrë pjesë miqtë e ngushtë të çiftit. Mes tyre edhe sulmuesi tjetër i Interit, Tucu Correa, i cili u shfaq së bashku me të dashurën e tij aktuale, Chiara Casiraghi.

Në dalje nga restoranti atë e prisnin disa fansa dhe ai nuk u përmbajt: kishte foto për të gjithë. Ai tha edhe disa fjalë për gazetarët, për mbrëmjen, për momentin që po kalon me Kombëtaren dhe për ardhjen e mundshme te Dybala te Interi.

 

Ijkk

 

“Unë gjithmonë shpresoj që Dybala të jetë i lumtur sepse është një mik. A tha Lautaro se do të qëndrojë në Milano? Nuk folëm për futbollin, e shijuam mbrëmjen, u argëtuam” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: