Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka një marrëdhënie mjaft të mirë me bashkëkombasin e tij argjentinas, Lionel Messi. Së fundmi, Martinez zbulon se i ka këshilluar Messit të rikthehet te Barcelona.

“Leo është ende në Paris, i përfshirë në situata të pakëndshme, kohët e fundit i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit. Biseda ka qenë e dashur dhe e këndshme, ne njihemi prej shumë vitesh.

Ai është lojtari më i mirë në botë dhe çdo trajner do ta donte, por me gjithë respektin e duhur, kalim në Arabinë Saudite? Barcelona është Barcelona dhe Barça është shtëpia e tij” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: