Bisedimet për rinovimin e Lautaro Martinez me Interin do të fillojnë brenda vitit. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ideja e klubit zikaltër është ta “blindojë” demin përgjithmonë me ngjyrat e Interit.

Sepse ky hap është i mirë për të gjithë: për vetë sulmuesin argjentinas, për klubin, për tifozët, për trajnerin. Kjo është arsyeja pse nuk do të jetë e habitshme nëse bisedimet për rinovimin dhe përshtatjen e kontratës së Lautaros të fillojnë brenda pak javësh.

Duhet nënvizuar se prioritetet e zikaltërve për zgjatjet e radhës janë Mkhitaryan, Dimarco dhe Dumfries, por deri në fund të vitit do të sheshohen edhe detajet e një marrëveshjeje të re për kapitenin. “Rinovimi është një temë që më intereson”, – tha Lautaro së fundi, një deklaratë e pranuar pozitivisht nga klubi.

Tashmë në takimet e para me Alejandro Camano, agjentin e sulmuesit, dialogu ishte konstruktiv. Argjentinasit do t’i paguhet edhe merita financiare, një rregullim në krahasim me marrëveshjen e fundit 2-vjeçare të nënshkruar në tetorin e vitit të kaluar.

Lautaro ka rizgjuar dhe forcuar me shiritin në krah ndjenjën e përkatësisë në klub, çka kishte humbur disi kohët e fundit. Kohëzgjatja e marrëveshjes së re pritet të jetë të paktën deri në vitin 2028.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb