Çfarë sulmi do të ketë Inter pa Lautaro Martinez? Kjo është një pyetje e cila bëhet gjithnjë e më shpesh në shtëpinë zikaltër pasi argjentinasi është shumë pranë Barcelonës. Mes dy palëve vijojnë negociatat në distancë por në të njëjtën kohë drejtuesit e Inter po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Timo Werner mbetet një opsion konkret, një dëshirë e madhe por njëkohësisht edhe opsioni më i kushtueshëm, duhet të paktën 50 milion euro për të blerë kartonin e tij.

Nintchdbpict000566063739 E1586701671231 Scaled
Nintchdbpict000566063739 E1586701671231 Scaled

Në këtë periudhë të vështirë, në tryezën e Marotta dhe Ausilio qëndron një emër me zero kosto, Dries Mertens. Sulmuesi belg është në skadencë të kontratës, nëse Napoli nuk arrin ta bind të rinovoj atëherë Mertenz do të largohej me parametra zero. De Laurentis në fakt i ofroi kohë më parë, përpara se Serie A të mbyllej nga Covid-19, një kontratë të re nga ku Mertenz do të përfitonte 4 milion euro neto në sezon, plus bonuse, nga 2,5 që përfiton aktualisht.

0 Gettyimages 1208688146
0 Gettyimages 1208688146

Nga 1 marsi mes palëve nuk ka pasur më asnjë kontakt, Inter kërkon të përfitoj nga kjo situatë duke shtyrë Mertenz të mos rinovoj dhe ti bashkohet atyre sezonin e ardhshëm. Inter mund ti ofroj një pagë më të mirë dhe sigurisht mundësinë për tu bashkuar me mikun e tij Romelu Lukaku. Nuk duhet harruar as konkurrenca që vjen jashtë Italisë, Chelsea mbetet një opsion, një skuadër që e kërkoi edhe gjatë merkatos së janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb