Lautaro Martinez nuk do të jetë në dispozicion të Inter për ndeshjen e fundit të vitit, atë kundër Genoas, por klubi ziklatër mund të mbështet tek sulmuesi argjentinas për një periudhë të gjatë pasi “demi” nuk ka ndërmend të largohet pavarësisht ofertave të shumta:

Martinez
Martinez

“Këtu jam i lumtur, kam zgjedhur un të jem këtu. Interesimi i klubeve të tjera vërteton se jam në rrugën e duhur. Është e vërtetë që kam refuzuar shumë oferta, un tashmë e kam bërë zgjedhjen time. Kam zgjedhur këtë klub për historinë dhe nivelin e lojtarëve që ka”, u shpreh Martinez duke i dhënë fund spekulimeve që e shohin larg Interit.

Vidal
Vidal

Klubi ziklatër kërkon të rikthehet sa më shpejt tek titulli kampion në Serie A por dukshëm Conte nuk ka në dispozicion një grup të plotë, në këto kushte merkato është kthyer në domosdoshmëri. Emri i parë që qarkullon fuqishëm është ai i Arturo Vidal. Mesfushori kilian po bën gjithçka për tu bashkuar me Antonio Conten, braktisja e stërvitjes përpara “El Clasicos” shton dhe më shumë këto zëra. Sipas “Mundo Deportivo”, agjenti i tij ndodhet në Barcelonë ku është programuar një takim me drejtuesit e klubit për të folur mbi të ardhëm ne Vidal. Barcelona nuk do të ishte kundër këtij largimi por fillimisht Inter apo çdo skuadër tjetër që kërkon shërbimet e tij duhet të paraqes një ofertë ekonomike interesante.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb