Dalja në skenë e trajnerit Setien në lidhje me mundësinë që Barcelona të përforcohet me ardhjen e dyfishtë të Nejmarit dhe Lautaro Martinezit, natyrisht që është regjistruar nga Interi, që kërkon të dalë i fituar nga këto lëvizje. Mundësisht duke mbajtur Lautaron, ose të paktën t’i marrë maksimumin nga një tratativë e mundshme. 111 milionë eurot janë aty në klauzonën e sulmuesit argjentinas.

Një vlerësim kaq i lartë mund të arrihet edhe nëpërmjet pedanave teknike, maksimumi dy të tilla. Artur është i preferuari, por edhe emri që Barcelona duket se nuk e ka me qejf ta fusë në bisedime. Më pas Alenja, Firpo dhe Kukureja, emra të së ardhmes, apo edhe ai i Semedos që ka dalë së fundmi në skenë.

Sepse nga dje ekzistojnë fakte më shumë që Barcelona mund të kërkojë të mbyllë marrëveshjen. Interi është aty dhe herët a vonë një tavolinë bisedimesh do të çelet. Kontrata e lojtarit nuk ka një skadencë të afërt që ta detyrojë skuadrën zikaltër të synojë shitjen e tij, ndaj Zhang dhe drejtuesit e Interit do të kërkojnë me çdo kusht përfitimin maksimal.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb