Me një biletë për në Katar, të rezervuar kohë më parë, Brazili as që ka ndërmend të ndalet. Sfidën kundër Paraguait e kthyen në show ofensiv duke i nxjerr këta të fundit nga gara. 5 herë kampionët e botës fituan me rezultatin e thellë 4-0 falë golave të shënuar Raphinha, Coutinho, Antony dhe Rodrygo.

Një biletë për në Botëror siguroi edhe Argjentina pas suksesit 1-0 përballë Kolumbisë.

Lutaro Martinez realizoi golin trepikësh për Argjentinën duke u shndërruar dhe në golashënuesin më të mirë në këto kualifikuese, në kuotën e 7 finalizimeve, njw mw shumw se Messi.

Një fitore shumë të rëndësishme siguroi edhe Uruguai duke mposhtur Venezuelën me rezultatin 4-1, një trepikësh që i vendos në vendin e katërt. Kavanit me shokë i mjafton të mposhtin Perun në sfidën e radhës për të siguruar një biletë për në Katar.

Një fitore 3-2 siguroi Kili përballë Bolivisë, një sukses që i mban ende në lojë dy xhiro përpara fundit. Sanchez ishte njeriu i ndeshjes, autor i një dopjete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb