Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, me anë të një statusi në “Facebook” iu përgjigj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, që hodhi akuza në drejtim të lideres së LSI-së Monika Kryemadhit.

Kërpaçi shprehet se Veliaj është lavatriçja e pastrimit të parave në Tiranë, ndërsa i bën pyetjen se kur do të jetë gati shkolla “Sami Frashëri”, sepse gjimnazistët po presin.

Postimi i kryetares së LRI-së Floida Kërpaçi:

Lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe kryemashtuesi kronik i Tiranës. Kujtohet për Kombinatin pasi shkon Monika Kryemadhi. Kujtohet për shkollën Sami Frashëri pasi ja përmend Monika Kryemadhi.

Dje nuk kishte tabelë, sot ka nisur suflerët që ta vendosin një të tillë. Lëri batutat, por trego datën kur do të jetë gati Sami Frashëri sepse gjimnazistët po bëjnë mësim me 4 turne si në mesjetë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb