Ne emisionin “Open” panelistët janë duke debatuar lidhur me faktet e bëra publike sot nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për skemën e mashtrimit me fatura dhe kompani fiktive në aferën e inceneratorëve.

Gazetari Mentor Kikia ka kërkuar të dijë nëse në këtë skemë rezultojnë të përfshira edhe kompani ndërtimi që nga denoncimet e opozitës cilësohen si “oligarkët” dhe përfaqësuesi i LSI, Eriol Braimllari e ka konfirmuar këtë gjë.

Në vijim gazetarja Ola Xama ka bërë një analizë të asaj çka është shpenzuar për inceneratorin e Tiranës nga koncesionari dhe fitimet nga paratë publike që këto kompani kanë marrë dhe shifrat rezultojnë me një fitim prej 40 milionë eurosh, për një investim 7 milionë euro.

DISKUTIMI:

Mentor Kikia: Skema për të cilën po flasim është relativisht e vjetër dhe ka qenë një lloj biznesi që shfrytëzuar nga të tjerët për të justifikuar punë të pakryera. Ne përballemi këtu me fatura jo vetëm për inceneratorët, por edhe për  rrugët se këta një ton çimento nuk mund ta faturojnë 5 mijë euro. Ka një logjikë, se këtu shkon kilometri 20 milionë euro i rrugës. Unë dua të them se këta që ne i referohemi si oligarkë kanë fryrë faturat dhe për këtë s’kanë folur as partitë opozitare. A ka rezultuar se përmes këtij rrjeti kanë fshehur abuzimet edhe kompanitë e mëdha që çojnë faturat e rrugëve në stratosferë?

Eriol Braimllari: Po, përgjigja është po. Këtë e ka thënë sot edhe zonja Kryemadhi. Këto investigime, LSI ia ka çuar SPAK dhe prokurorisë.

Ola Xana: Sa ishte në total vlera e mashtrimit financiar për inceneratorin e Tiranës, pa Fierin dhe Elbasanin?

Eriol Braimllari: Nga shifra 30 milionë që ne kemi investiguar shumicën e ka Tirana.

Ola Xana: Pra i bie diku 13 milionë, pra 40%. Por nga fatura e Ministrisë s Financave fatura e investimeve të deklaruara është 50 milionë euro. Nga përllogaritjet në total i bie që të jenë investuar vetëm 7 milionë euro. Por nga shteti në këto vite janë marrë 40 milionë euro se janë groposur, pra inceneruar më shumë mbetje me Tiranën që ka dalë jashtë parashikimit. Pra janë marrë 40 dhe janë shpenzuar 7.

Eriol Braimllari: Këtu ka shërbime të tjera si bileta, konsulenca që këto kompani i kanë përdorur për të fryrë faturat.

Mentor Kikia: Unë jam shumë i shqetësuar se këtu po del që në këto skema janë përfshirë kompani të mëdha ndërtimi që janë përfshirë në ndërtimin e rrugëve, pallateve, aeroporteve etj… për të fryrë faturat fiktive, pra lavatriçja e parave është bërë shumë e madhe.

Eugen Beci: Mentor shqetësim është se këtu lavatriçja kur ndizet, nuk ndizet për të larë vetëm një palë rroba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb