Agjenti i Ezequiel Lavezzit ka njoftuar se sulmuesi i Paris Saint-Germainit dëshiron të kthehet në Serie A.

Argjentinasi u largua nga Napoli në vitin 2012 për të nënshkruar me kampionin francez, ndërsa nëse ndodh kthimi në Itali, San Paolo është zgjedhja e tij e parë. “Tani për tani nuk ka pasur kontakte me klubet italiane”, është shprehur Alejandro Mazzoni për Telelombardia.

“Mirëpo, lojtari e dëshiron Italinë. Zgjedhja e tij e parë në Itali gjithmonë ka qenë Napoli, por kthimi është i vështirë për shkak të vendimit të De Laurentiis (presidentit të Napolit)”, ka shtuar agjenti. 30-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Interin në të kaluarën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: