Rusia zotohet se do të sulmojë dërgesat e armatimit që hyjnë në Ukrainë

Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, raportojnë mediat ruse.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë [se po bartë] armë, do të bëhet një objektiv legjitim,” raportohet të ketë thënë Lavrov.

Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: