TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas anulimit të vizitës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore për avionin me të cilin do të udhëtonte nga tre vende fqinje të Serbisë.

Berisha ka publikuar një artikull të medias serbe kurir.rs duke cituar një deklaratë të Lavrov teksa thekson se ai i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus. Për Berishën kjo provon se Rama do të vendosë Shqipërinë nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë.

POSTIMI I PLOTË
Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus!
Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjakësor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur.
Të dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosë Shqipërinë vendin anëtar te NATO-s nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë.

Konkretisht Lavrov deklaroi për mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.
Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. sb

Berisha Fb Ok
Berisha Fb Ok

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: