RUSI- Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov dhe homologu i tij britanik, Boris Johnson, shpresojnë në një normalizim të marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedës së parë telefonike mes dy ministrave, sipas Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Gjatë kësaj bisede, me iniciativë të Londrës sipas të njëjtit burim, “dy palët u shprehën se shpresojnë në një normalizim të marrëdhënieve ruso-britanike”.

“Lavrov dhe Johnson kanë theksuar gjithashtu vullnetin për të intensifikuar dialogun politik, ekonomik dhe humanitar, si dhe mbi konfliktin Sirian”, thuhet në këtë deklaratë të Ministrisë ruse.

Kjo telefonatë vjen dy ditë pas një bisede telefonike mes presidentit, Vladimir Putin dhe kryeministres britanike, Theresa May gjithashtu me iniciativë të Londrës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: