RUSI-Sanksionet perëndimore janë absurde dhe arbitrare, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili u takua sot në Moskë me homologun e tij italian, Paolo Gentiloni, kur u pyet lidhur me listën e zezë ruse ndaj politikanëve perëndimorë.

”Nuk është as inteligjente të shpjegoj absurditetin dhe arbitraritetin e kësaj logjike, pasi flitet për një përpjekje për të zëvendësuar të drejtën ndërkombëtare me interesat politike”, theksoi Lavrov.

”Lista e zezë ruse bazohet mbi parimin e reziprocitetit dhe është përgjigje ndaj hapave të paligjshëm dhe jo miqësorë”, tha Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun italiane, Paolo Gentiloni.

(a.n/ANSA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: