MOSKE– Rusia dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje të re në luftën kundër terroristëve në Siri, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

“U arrit marrëveshje mbi hapat praktikë që duhen bërë për të luftuar me efektshmëri kundër terrorizmit dhe për të parandaluar që e ashtuquajtura opozitë e moderuar të mos mbetet në territoret e kontrolluara nga terroristët”, tha Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij amerikan, John Kerry në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë së Juglindjes (ASEAN) në Laos.

Lavrov theksoi se kjo marrëveshje ishte arritur gjatë vizitës së Kerry-t në Moskë këtë muaj, ku ai kishte takuar presidentin Rus, Vladimir Putin.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: