“Rusia mirëpret të gjitha përpjekjet e vendeve të tjera që synojnë zgjidhjen e krizës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe forcimin e bashkëpunimit të dobishëm reciprok në rajon”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij në Baku në një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

“Shumë nga kolegët tanë ndërkombëtarë, përfshirë ata që janë larg këtij rajoni, tregojnë interes të madh për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të kapërcyer konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha Lavrov.

Ish-republikat sovjetike kanë qenë në konflikt që nga fundi i viteve 1980 për rajonin e Nagorno-Karabakut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb