NGA ZONJA VJOLLCA*
1 pako peta llazanje
1 kg kunguj
180 gr mocarela
50 gr djathë parmixhano
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë
Për beshamelin:
3 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
3 gota qumësht
Arrë moskat
Kripë
Lajmë dhe presim kungujt në shkopinj të hollë 3 cm. Vendosim tiganin me pak vaj dhe gjalpë dhe kaurdisim kungujt për 5 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur në fillim miellin me gjalpë, me pas shtojmë qumështin dhe arrën moskat. E lemë derisa të fillojë të trashet duke e trazuar vazhdimisht me telin e vezëve. Në tavën ku do të vendosim llazanjën shtrojmë një shtresë beshamel më pas petët e llazanjës, një shtresë kunguj, mbi kunguj vendosim djathë mocarela, petë, kunguj, beshamel, derisa të perfundojnë të gjithë përbërësit. Në fund e mbulojmë me djathë parmixhano dhe disa domate qershi të prera në dysh. E vendosim lazanjën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
(m.k/BalkanWeb)